Tetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)


Lumi Shkumbin në qytetin e Tetovës vazhdon të ngelet i papastruar. Shtrati i parregulluar është iu mbushur me mbeturina vetëm 750 metra larg Komunës së Tetovës, një mini deponi në lagjen Dervish Cara në pjesën e romëve.

Në #Debatpernime në Tetovë në Portalb.mk, kryetarja e Komunës Teuta Arifi se do të heq deponitë e egra në lagjen ‘Dervish Cara’ pranë lumit, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Madje mos-rregullimi i shtratit paraqet problem të madh për banorët e disa lagjeve përreth lutim të cilët çdo herë kanë frikë nga shkrirja e borës në Malin Sharr sepse rritet niveli i ujit në këtë lum dhe shkaktohen vërshime.

Në gusht të vitit 2015 dalja nga shtrati i lumit Shkumbin vërshoi lagje të tëra duke u shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja në jetën e banorëve.

Banorët e lagjes Dardania thonë se janë të frikësuar sa herë ka të reshura të shiut dhe në pranverë kur shkrihet bora.

“Lumi me shtrat të parregulluar është një rrezik për ne sido mos kur shkrihet bora ose kur ka shumë të reshura. Madje shikoni si është lënë, si një deponi e madhe e papastruar. Nuk e di pse nuk e rregullojnë dhe pastrojnë” thotë një banor i lagjes Dardania.

 

Baby Boo