Tetovë: Këto janë marketet dhe barnatoret që do të punojnë gjatë fundjavës


Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse.

Siç deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen. Ndërsa Komuna e Tetovës informon se marketet të cilat do të punojnë gjatë kësaj fundjave në izolim janë:

Alda Market & Ense Holding, rr.Ivo lola Ribar, nr.381. Numër kontakti 075 257 610 ,Tineks-MT, rr. Ilindenska, nr. 18-B. Numër kontakti 044 334 592 ,Neti Bona, rr. 167 Reçice e vogël. Numër kontakti 070 539 397 ,Lider Market, rr. Shtipska, nr.141. Numër kontakti 070 209 576 ,Alb-Kom, rr.101, Poroj. Numër kontakti 070 348 389
,Veze-Sharri, rr.101, Trebosh. Numër kontakti 076 499 999 ,Miga Market, rr. Lubotenska, nr.1-1. Numër kontakti 072 560 006 ,Oaza Market, rr.Shtipska, nr.103. Numër kontakti 075 468 497 & 071 609 209 ,Azur-ma, rr. Dervish Carra, nr.28. Numër kontakti 070 519 646 ,Vero Market – 075 499 783 & 075 499 682.

Orari punës së këtyre marketeve do të jetë prej 08:00 deri 15:00. Ndërsa personat që do të bëjnë shpërndarje të produkteve nga marketet e lartpërmendura, detyrimisht duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse (maska dhe doreza). Nga Komuna e Tetovës informojnë se barnatorja “Ble-Medika” rruga “29 nëntori” me leje nga Fondi i shëndetësisë dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të punojë pandërprerë 24/7. Gjithashtu, në territorin e Komunës së Tetovës do të punojnë edhe operatoret ekonomik që shpërndajnë ushqime të gatshme,dhe që të njëjtit kanë leje nga Sektori për punë të brendshme – Tetovë.

Baby Boo