Tetovë, kapën 11 femra duke argëtuar 35 klientë në një lokal


Gjatë periudhës prej orës 22.20 të datës 29.05.2021 deri në ora 01.00 të datës 30.05.2021, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të A.A.(30).

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga Ukraina, është konstatuar se e kanë keqpërdorur leje-qëndrimin turistik”, njoftojnë mes të tjerash nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të gjithë janë arrestuar dhe ndaj të njëjtëve do të shqiptohet kallëzime përkatëse.
Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj të njëjtit, kallëzim penal do të shqiptojë edhe Inspektorati sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Baby Boo