Tetovë, jehona e votuesve deri në orën 10 është 2%


Kryetari i KKZ-së nga Tetova, Artan Ademi kumtoi se deri në orën 10 prej gjithsej 83.094 votuesve në referendum kanë votuar dy për qind e të regjistruarve me ç’rast në mjediset rurale më e madhe është jehona për dallim prej qytetit. Tani për tani asnjë prej 117 vendvotimeve në komunën e Tetovës nuk ka paraqitur ndonjë problem apo ngecje në votim, tha Ademi.

Në krahasim me zgjedhjet paraprake, Ademi tha se deri atëherë ka pasur katër për qind dalje deri në orën 10, por se pret se dalja e qytetarëve do të rritet gjatë ditës.

Sipas informatave edhe të komunave të tjera në rajonin e Pollogut, votimi për referendumin tani për tani po zhvillohet qetë dhe pa probleme.

Baby Boo