Tetovë, hajni vjedh stoli ari prej 276 mijë denarësh


Dje rreth orës 22 e 45 minuta, 44-vjeçari B.C. nga Tetova, ka denoncuar vjedhje të rrënd, në banesën e tij në rrugën e ,,Ilindenit,, në Tetovë.

Në periudhën në mes datës 2 deri më 09.07.2018, derisa në banesë nuk ka pasur askush, deri më tani persona të panjohur, me çelës të përshtatshëm, e kanë hapur derën hyrëse prej metali, kanë hulumtuar nëpër gjithë brendësinë e banesës, dhe nga një kuti zbukuruese në dhomën e fjetjes, kanë marr disa pjesë të llojllojshme stolie prej arri edhe atë, (unaza, vathë, qostek, bylyzëk, etj).

Me stolitë e vjedhura, të pa vërejtur nga askush, e kanë lëshuar banesën, ku në mënyrë të paligjshme, kanë përvetësuar përfitime pronësore, me vlerë prej 276 mijë denarë.

Janë kryer hetimet, dhe merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit, dhe zbulimin e kryerësve të vjedhjes.

Baby Boo