Tetovë – Gostivar: Rreth 50 dënime për tejkalim të shpejtësisë maksimale


Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të kontrollit të kryera nga SPB- Tetovë për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në zonën Tetovë-Gostivar, dje (03-maj) nga ora 08:00 deri në 20:00, janë shqiptuar gjithsej 43 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale (TE-32 dhe GV-11). Prej tyre 22 masa kanë të bëjnë me shpejtësinë jashtë vendbanimit (TE-11 dhe GV-11), dhe 21 (TE) në vendbanim. Ndër të sanksionuarit 4 drejtues mjetesh (TE) kanë drejtuar me shpejtësi deri në 70 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimit dhe 1 (TE) me shpejtësi deri në 50 km më shumë në vendbanim.
Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 33 lloje të tjera të shkeljeve (TE-29 dhe GV-4). SPB-Tetovë sërish apelon vozitësit që të mos nguten pa nevojë, sidomos në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku edhe ndodhën numri më i madh i tejkalimeve të shpejtësisë të cilat janë sanksionuar këtë vit, por edhe në rrugët rajonale përreth. Për arsye se, shpejtësia e papërshtatur sipas kushteve të rrugës është ende shkaku më i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe mbi të gjitha për ato me pasoja më të rënda.

Baby Boo