Tetovë, gjinekologia rezulton pozitiv me COVID 19


Një mjeke në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës gjatë ditës së sotme ka dalë pozitiv me COVID 19. Mjekja është izoluar bashkë me kolegët që ka pasur kontakt. Në bazë të informatave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, mjekja nuk ka pasur kontakte me pacientë në këtë repart dhe për këtë arsye reparti është duke funksionuar në mënyrën normale.

“Një punonjëse shëndetësore në Spitalin klinik të Tetovës ka dalë pozitive. Ajo është e punësuar në repartin e gjinekologjisë. Të gjithë ata që kanë qenë në ndërrim e që kanë pasur kontakte me të infektuarën janë dërguar në izolim shtëpiak, ndërsa janë marrë masa që puna të funksiojnë në mënyrë normale. Ky repart tani funksionon në mënyrë normale. E infektuara nuk ka pas kontakt me pacientë, ndërsa personeli ka qenë me masa mbrojtëse”, u tha nga Ministria e Shëndetësisë.

Në qytetin e Tetovës gjatë ditës së sotme janë shënuar 5 raste të reja me virusin korona, ndërsa Qendra për Shëndet Publik, gjatë këtyre ditëve është duke bërë skrininge në spitale, banka, kompani dhe fshatra ku ka dyshime se mund të ketë raste të reja. Nga kjo qendër thonë se sapo të dalin rezultatet e testeve do të ketë informata shtesë. Ndryshe gjatë ditës së sotme tetë persona janë shëruar në këtë qytet ndërsa një grua e moshës 75 vjeçare ka ndërruar jetë.

Baby Boo