Tetovë, gjashtë të vdekur dhe 124 të hospitalizuar


Gjashtë persona të vdekur në 24 orët e fundit vazhdojnë ta mbajnë situatën shumë të rëndë me virusin Covid 19 në Tetovë.
Autoritetet e Spitalit i konfirmuan shifrat e reja të rasteve duke bërë edhe njëherë apel për respektim të masave me qëllim të mbrohen jetët e njerëzve.

Poashtu nga Spitali thanë se janë gjithsejt 124 të hospitalizuar .Janë poashtu shtatë pacientë të prekur që kanë marrë një dozë vaksinës dhe po aq të infektuar që i kanë marrë të dy dozat.Pacientë me oksigjeno terapi janë 124 ndërsa me ambulantë ditore 167.

Një ditë më herët kryetarja e Komunës së Tetovës kërkoi që mësimi të mbahet online për tre javë dhe më pas me prezencë fizike për shkak të numrit të madh të të vdekjeve dhe të infektuarëve në Tetovë dhe rrethinë.
Nga Spitali bënë apel që pacientët që kanë simptoma të paraqiten menjëherë për trajtim.

Baby Boo