Tetovë, është përplasur për vdekje një plak nga një veturë


Dje në orën 13:00 në rrugën “JNA” në Tetovë, një veturë e tipit “Porshe Kaen” me targa të Gjermanisë, e vozitur nga 21-vjeçari A.Sh. nga fshati Jazhincë i Tetovës, e ka goditur një plak 79-vjeçar me iniciale V.P nga Bërvenica, transmeton Portalb.mk.

Nga aksidenti, plaku ka marrë lëndime të rënda (gjakderje në tru) dhe menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore të ofruar është dërguar në klinikat e Shkupit për mjekim të mëtutjeshëm.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po konfirmohet për shkaqet e aksidentit.

Baby Boo