Tetovë: Dy sulme fizike dhe një i arrestuar për shkak të prishjes së qetësisë dhe rendit publik


Njëzet e një vjecari nga Gurgunica dje në policinë e Tetovës ka lajmëruar se rreth orës 15.10 në një parking në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, fizikisht është sulmuar nga një person i panjohur.

Sipas tij, personi ka dal nga vetura e tipit “folksvagen pasat” me targa nga Tetova, ndërsa sulmit i ka paraprirë një zënkë verbale.

“Njëzet e nëntë vjecari nga Cellopeku ka lajmëruar se rreth orës 18.30 në fshat është sulmuar fizikisht nga L.K.(30) nga i njëjti fshat. Po zbardhet dhe dokumentohet rasti”, informuan sot nga SPB Tetovë.
Dje (27 prill) rreth orës 13 e 40 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policor të SPB Tetovë, e kanë arrestuar 50 vjecarin G.S. nga fshati Zherovjan, i cili paraprakisht e ka prishur qetësinë dhe rendin publik duke bërtitur dhe duke u sjell në mënyrë agresive. Pas zbardhjes së tërësishme të rastit kundër G.S. do të ngritet padi adekuate penale.

Baby Boo