Tetovë, dhjetë persona sulmojnë me bejsboll dy të tjerë

Dje rreth orës 04.00, personi me iniciale D.P. 26 vjeç nga Tetova, ka denoncuar se një orë më herët, në rrugën ,,Lubo Bozhinovski Pish,, në Tetovë, bashkë me shokun e tij B.D. 19 vjeç, kanë qenë të sulmuar fizikisht, nga ana e dhjetëra personave të panjohur.

Baby Boo

Paraprakisht, sulmuesit me dy vetura dhe një motoçikletë, janë ndaluar në vendin në të cilin kanë qëndruar të ulur me shokun e tij, dhe disa persona tjerë, sulmuesit kanë dal nga veturat, dhe me shkopinj bejsbolli, dhe mjete tjera të forta, kanë filluar të vrapojnë pas tyre.

Gjatë ikjes, ata kanë hyrë në një oborr të një shpie aty afër, ku sulmuesit i kanë arritur dhe kanë filluar ta sulmojnë personin D.P. më shumë herë në pjesën e kokës dhe trupit, duke i shkaktuar lëndime të dukshme, prej ku sulmuesit me të shpejtë janë larguar, ndërsa të lënduarit D.P. ndihmë mjekësore i është dhënë në Spitalin klinik të Tetovës.

Merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit, gjetjen dhe identifikimin e sulmuesve.

Restorant Lumare