Tetovë dhe Gostivar, autoritetet thonë se kryesisht po respektohen rekomandimet


Në rajonin e Pollogut, autoritetet thonë se kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi Korona. Kafenetë, restorantet, bastoret, kazinotë dhe qendrat tregtare në Tetovë dhe Gostivar kryesisht respektojnë vendimin dhe kanë mbyllur dyert.

Kemi rritur kapacitetet dhe larjen e rregullt të rrugëve për disa mbrëmje me radhë siç jeni të informuar dhe gjithashtu larja vazhdon edhe me spërkatje me materie Ekocid. Dhe në të njëjtën kohë pas përfundimit të larjes së parë, deri në fundjavë do përfundojmë procesin e deratizimit dhe dezinfektimit preventiv, duke pasur parasysh faktin që dezinsektimi duhet që ta pres muajin prill”-tha Teuta Arifi. kryetare e komunës së Tetovës.

Gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç në territorin e komunave Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë që janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar mund të lajmërohen në numrat, 072 577 713 dhe 072 577 741dhe ekipi mobil duke respektuar gjitha masat parandaluese do vete deri tek ata do ju ofrojë ndihmë duke iu siguruar artikuj ushqimor, mjete higjienike ose barëra”-pohoi Arben Taravari. kryetar i komunës së Gostivarit.

Sektori i Punëve të Brendshme thotë se masat e qeverisë për parandalimin e Koronës po respektohen edhe nga qytetarët. Grumbullime më të mëdha vërehen vetëm nëpër dyqane dhe farmaci.

“Mjafton që kafiteritë janë mbyll, restorantet janë mbyll tubime nuk ka fort. Në rast se duam ta tejkalojmë këtë krizë shëndetësore, duhet të respektohen”.

“Duhet të mbrohemi të respektojmë rregullat dhe krejt “OK” është, dhe do e tejkalojmë edhe këtë.

“Duhet të respektohet po duhet edhe me ble”.

Por, edhe pse banorët janë të shqetësuar për sigurimin e ushqimeve dhe preparateve higjienike, pronarët e dyqaneve thonë se ka dhe do të ketë mjaftueshëm furnizime.

Rregullisht ka furnizime, si çdo ditë tjetër nuk ka probleme me furnizimet ato janë normale”-tha Xhevxhet Jusufi, pronar marketi.

Në 24 orët e fundit, nuk ka raste të reja të të prekurve me virusin korona, ndërsa pacientja e parë e prekur nga ky virus është shëruar tërësisht dhe është lëshuar në shtëpi.

Baby Boo