Tetovë, deri në ora 17:00 vetëm një e treta e qytetarëve kanë realizuar të drejtën e votës


Nga 84.454 qytetarë me të drejtë vote në Komunën e Tetovës deri në ora 17:00 vetëm 33.72 për qind kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, që paraqet edhe numrin më të madh të votuesve nga të gjitha 6 komunat tjera të Tetovës. Komunat tjera shënojnë dalje të ulët, nën 30 për qind të qytetarëve që kanë realizuar të drejtën e votës.

Komuna e Tearcës ka jehonë prej 29.70 për qind, Bërvenica 28.61 për qind. Bogovina dhe Zhelina janë komunat me jehonën më të ulët. Në Bogovinë ka 27.55 për qind derisa në Zhelinë vetëm 23.13 për qind.

Baby Boo