Tetovë: Arrestohen dy persona, njëri nga Kamjani tjetri nga Banjica e Epërme e Gostivarit


Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë minuta pas mesnate në Kamnjan të Tetovës kanë privuar nga liria E.A. (23) nga Banjica e Epërme e Gostivarit dhe B.J. (33) nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, në të cilin ishin transportuar, u gjet kokainë, marihuanë dhe një grirëse metalike. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Baby Boo