Tetovë: 69 vjeçari sulmon fizikisht gruan e djalit


Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë kanë privuar nga liria 69 vjeçarin J.Z. nga një fshat i Tetovës i cili është denoncuar nga reja e tij për dhunë fizike ndaj saj.

“Mbrëmë (03-tetor) rreth orës 21:50, në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin J.Z., i cili një orë më parë ishte denoncuar nga reja e tij 37-vjeçare se rreth orës 19.00 e ka sulmuar fizikisht para shtëpisë së tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo