Tetovë: 24 vjeçari me nevoja të veçanta, goditet nga një veturë


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 60-vjeçar nga Tetova ka goditur me veturën e tij një person në karrocë për persona me nevoja të veçanta. Nga MPB thonë se në spitalin e Tetovës janë konstatuar lëndime te 24-vjeçari.

“Me datën 01.09.2022, në ora 23:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në Blv. “Ilindeni” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M.(60) nga Tetova, ka goditur një karrocë elektrike për persona me nevoja të veçanta, të drejtuar nga G.M.(24) nga Tetova. Në aksident lëndime ka pësuar G.M., të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekipi inspektues nga SPB-Tetovë ka kryer kontroll të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

Baby Boo