Tetovë – 10 automjete të dëmtuara për tre orë!


Policia e Tetovës të dielën për tre orë ka marrë deri në dhjetë raporte për automjete të dëmtuara në dy rrugë të frekuentuara të qytetit.

Të gjitha automjetet ishin të parkuara dhe kryesisht u ishin dëmtuar pasqyrat.

Në periudhën prej orës 10:40 deri në ora 13:15 në SPB – Tetovë janë raportuar dëmtime në dhjetë automjete të udhëtarëve me targa regjistrimi të Tetovës, të markave të ndryshme, tetë prej të cilave të parkuara në rrugën “Boris Kidriç” ose e njohur si rruga që të dërgon prej të Posta për të stacioni autobusave, dhe dy në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë.

Tetë prej veturave u janë dëmtuar (thyer) pasqyrat, njërës pasqyrat dhe xhamat në anën e pasagjerëve dhe njëra është dëmtuar në krahun e djathtë, ka njoftuar zëdhënësi i SPB – Tetovë.

Të gjitha dëmet janë të fotodokumentuara dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo