Tetovari thotë se është mashtruar nga një grua! MPB: I premtoi dokumente bullgare në këmbim të parave


Një 25-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se është mashtruar nga një grua nga Koçani. I riu nga Tetova thotë se ka paguar për të marrë dokumente bullgare, mirëpo të njëjtat ende nuk i ka marrë.

“Njëzet e pesë vjeçari, banor i një fshati të Tetovës, dje (22-janar) në orën 12:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se gjatë vitit 2022 një grua nga Koçani, me të cilën ai kishte kontaktuar më parë, i kishte premtuar se do t’i sigurojë dokumente bullgare dhe në këmbim ai kishte paguar një kompensim të caktuar monetar. Mirëpo, deri më tani ai as nuk i ka marrë dokumentet dhe as nuk i janë kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Baby Boo