Tetovari që kaloi 10 vite burg për këngën “Lule të bukura ka Tirana”


Në kohën e Jugosllavisë, shumë shqiptarë e kishin ëndërr ta vizitonin Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ata kishin dëgjuar këngë të bukura, libra interesant, po asnjëherë nuk kanë pasur fatin ta shkelin tokën e mëmëdheut.

Simpatia për Shqipërinë mbahej gjithmon në zemër dhe nuk deklarohej publikishit, shkaku i shërbimeve serbo sllave të cilat mund të arrestonin dhe persekutonin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por, kishte edhe shqiptarë që rrezikonin dhe shprehnin dashurinë për Shqipërinë. I tillë fati ishte i një shqiptarit nga Tetova, i cili pasi kishte rrotulluar dy tre birra, ishte nxehur mirë, një një restorant me muzik live, kishte kërkuar këngën Lule të bukura ka Tirana.
Informatorët e regjimit, të cilët ishin present në ngjarje të tilla, e lajmërojnë dhe i njëjti dënohet me 10 vite burg.

Tetovari 10 vite përjetonin tmerrin dhe torturat në burgjet sllave, por e mbante shpresa se do rronte dhe një ditë do ta vizitonte Tiranën, dhe do tu merrte erë luleve që gjithmon i kishte ëndërruar.

Pas përfundimit të burgut, dhe rënies së diktaturës së Enver Hoxhës, ai niset për një Tiranë, por zhgënjehet që në fillim të rrugës, vend skajshmërisht i varfër dhe pa asnjë infrastrukturë.

Por, ende nën ethe priste të zbarkoj në Tiranë, derisa arrinë atje dhe nuk i gjenë askund lulet që do ja mbushnin zemrën e tij plotë me erë. I zhgjënjyer fillon të bërtas si i cmendur, Ku janë lulet? Ah lulet e nanës, 10 vite burg i bëra.

Vertetë Tirana atë kohë nuk kishte lule, por pas një periudhe të gjatë kohore gjërat kanë ndryshuar për të mirë. Sot metropoli shqiptarë nuk dallon nga kryeqendrat evropiane, dhe kjo është një shenjë e mirë, se megjithatë gjërat kanë shkuar për të mirë.

Baby Boo