Tetovari porosit transport për në Gjermani, por mbetet pa mall dhe pa para – mashtrohet me 2500 euro nga një shkupjan

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A. L. (45) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 23.01.2025, i kallëzuari – pronar i një kompanie nga Tetova – është marrë vesh me një person nga Tetova për të kryer transport të mallrave drejt Gjermanisë për një shumë prej 2.500 euro, për çka i ka lëshuar një faturë të nënshkruar dhe të vulosur nga kompania e tij. Megjithatë, mallrat e dakorduara nuk janë transportuar, dhe i dëmtuari nuk i ka marrë paratë mbrapsht.