Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës pa paguar karburantin


Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës,
ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30,
i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Baby Boo