Tetovari me audi u mundua t’a kaloj pikë pagesën me “sinjalet e policisë” të montuara


Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tetovë më 03.02.2021 në 21:00 kanë përgafitur një gjobë adekuate sipas Ligjit për Siguri në qarkullim rrugorë, ndaj personit Sh.S. (20), i cili në mënyrë të paligjshme me automjetin Audi me targa të Tetovës, duke përdorur të ashtuquajturën “Flashera” dhe sinjal të zëshëm të ngjajshme me ato të policisl, ka kaluar pa paguar taksën rrugore në stacionin pagesor Zhelinë. Personi Sh.S. në bisedën zyrtare e kishte pranuar shkeljen e kryer dhe të ashtuquajturat drita sinjalizuese “Flashera” janë çmontuar.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Transporti më 31.01 dhe 01.02 ka sanksionuar 32 persona për përdorim të paligjshëm të të ashtuquajturve “Flashera” për të shmangur pagimin e taksave rrugore dhe kontrolle të tilla të përforcuara do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Baby Boo