Tetovari e rreh babain e tij 90-vjeçar


Dje mbrëma (18-nëntor) rreth orës 22:30, në rrugën “Gjorce Petrov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin S.A. nga Tetova. Ai më parë është raportuar se kishte vepruar në mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht babain e tij nëntëdhjetë vjeçar. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse. Pa Censurë

Baby Boo