Tetovari e mashtron një person, i merr paradhënie 6000 euro për një banesë që tashmë ishte shitur


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(50) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “mashtrim”.

Gjatë vitit 2019, i paraqituri ka marrë një paradhënie nga R.M. në shumën 5000 euro për blerjen e një banese, i cili tashmë i ishte shitur një personi tjetër dhe në datën 03.03.2023 A.M i ka kërkuar t’i dërgohen edhe 1000 euro të tjera nga agjensionet per transferim të shpejtë parash për të përfunduar punë me apartamentin.

Të nesërmen i dëmtuari ka kontaktuar përmes telefonit me të pandehurin, i cili i ka dërguar një faturë në emër të një personi nga Manastiri dhe pas kësaj ka ndërprerë kontaktet në telefon, pas së cilës i dëmtuari ka dyshuar se është mashtruar.

Baby Boo