Tetovarët protestuan kundër kazinos afër çerdhes


Sot në Tetovë protestua kundër kazinos që është hapur në afërsi të çerdhes. Protestën e organizoi Lëvizja Anti-Bixhoz, ndërsa u përkrah nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Në protestë morri pjesë edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.“Edhe sot u detyruam të tubohemi kundër lojërave të fatit dhe bixhozit. Këto vende nuk janë hapur për të pasuruar popullatën por janë hapur për të varfëruar popullin. Hapja e këtyre kazinove në kësi lloj vende si në këtë rast joshin fëmijët tanë, që do ndikojë në të ardhmen e tyre. Pyesim qeverinë, ku ngeli propozim ligji anti-bixhoz” tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti-Bixhoz.
Nga kjo Lëvizje i bënë thirrje kryetarit të shtetit për zgjedhjen e kësaj problematike.
Ne Lëvizja Anti-Bixhoz kemi marë detyrë që do të luftojmë dhe do të ngulim kembë për modelin e mbijetesës.Lëvizja antibxhoz nuk do të lejoj që të bëhet rekllamimi i kazinove në vend të reklamimit te pampersave .Kjo protestë do të shërbej si ndergjegjësim për ju që të mbrojmë familjet e tona e familjet tuaja, thonë nga kjo Lëvizje.
Tetova është ngulfatur nga turpi i kazinove. Kjo tregon se ne kemi krizë të shtetit ligjor. Neve mundohen të na servojnë një metodë serb, rus e bullgar. Këtë kazino me këto përmasa as në Las Vegas nuk mund ta gjejsh. Ne jemi shëndruar në shtet kazinosh, thonë anëtar nga kjo Lëvizje.

Baby Boo