Tetova vuan mungesën e ujit të pijshëm


Banorët e Tetovës me orë të tëra vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Restrikcionet më të theksuara janë në janë lagjet e epërme të Tetovës, por edhe në një pjesë e Reçicës së Vogël, ku ndodh që madje me ditë të tëra të mos ketë ujë të pijshëm.

Jo bre vëlla ndalet gjithnjë ndalet. Gjithë jetën kështu kemi pas probleme 100 herë”.

Nuk ka rregullisht, ndonjëherë vinë ndonjëherë ndalet. Deklarata japin vazhdimisht vetëm premtime bëjnë do bëhet më mirë do bëhet ma mirë edhe asgjë”.

Për momentin ditë nuk ka ujë, natën ka. Disa vite nuk ka pasur aspak. Vitin e shkuar nuk ka pasur as ditën e as natën – thonë banorët.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale, fajin për mungesën e ujit e hedhin tek defektet e shumta, të cilat sipas autoriteteve ndikojnë në ndërprerjen e ujit.

Qyteti i Tetovës disponon me 450 litra ujë në sekondë, që janë të mjaftueshme dhe qyteti komplet është i mbuluar me sasinë e duhur të ujit për pije. Ndërprerja e ujit gjatë paradites ndodh shkaku i defekteve të përditshme sepse kemi dy deri në tre intervenime çdo ditë dhe gjatë intervenimit normal për ta sanuar defektin duhet ta ndërpresim ujin – Samedin Abedini, përgjegjës për sektorin e ujësjellësit.

Për shkak të mungesës së vazhdueshme të ujit, banorët janë të detyruar që me ujë për pije të furnizohen nga çezmat në Çarshinë e Epërme të Tetovës dhe në afërsi të stadiumit të qytetit. Ndërkohë nga ndërmarrja publike komunale i ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të ujit dhe sidomos të mos e keqpërdorin të njëjtin./alsat/

https://youtu.be/WXrJobE3Yfs