Tetova po ngulfatet nga mbindërtimet pa leje (Foto)


Nuk është as në Siri e as në Avganistan ku pas luftës mund të shikohet qyteti i shkatërruar dhe të ndërtohet vetëm për të mbuluar kokën. Bllok 70, një lagje në Tetovë, po uzurpohet nga dhe po shkatërrohet nga komuna e Tetovës e cila nuk merr masa për ndalimin e uzurpatorëve dhe njerëzve të papërgjegjshëm. Një banorë i cili nuk ka dashur të jetë pjesë e shkatërrimit të këtij blloku shprehet i revoltuar pas neglizhencës së Komunës së Tetovës. Ai për gazetën Lajm thotë se si mund Komuna të mos ketë sy dhe të lejojë kush çka do të ndërtojë.

“Është tmerruese, nuk i ngjanë më qytetit, nuk e di çka të them, si mund të jetojë më në këtë lagje, është uzurpuar parku, edhe pak gjelbërim që kishim u shkatërrua nga banesa që doli para, tash do të marrin shembull edhe të tjerët dhe do të izolohemi, ku është komuna, pse nuk i ndalon dhe ti prish. Ne kemi qenë shumë mirë kishte pamje ndërtesa, kishte lezet të jetosh në banesë, sot ke frikë se dikush mund të ndërtojë para hundëve dhe të të duket vetja si në varr” shprehet i revoltuar banori i cili jeton në bllok 70.

Një tjetër banorë maqedonas i cili jeton në katin e parë është i habitur se si mund të ndërtohen dy kate sipër ndërtesës, pa u konsultuar me inxhinier, pa marrë leje nga komuna.
“Nuk e kuptojë dhe kam frikë t’ju themi mos ndërtojnë unë skam dhënë nënshkrim për mbindërtim sepse mund një ditë të shembet gjithë ndërtesa, këta janë ndërtesa të vjetra dhe duhet të konsultohen inxhinierët a mban ky stub edhe dy kate lartë, jam i tmerruar dhe çdo ditë frikësohem që mos shembet ndërtesa” thotë banori Banorët pyesin se kush i legalizon këta mbindërtime, kush ju merr para për legalizim, si mund të legalizohen këta që kanë uzurpuar e shkatërruar tërë lagjen? Ndryshe nga komuna e Tetovës nuk japin sqarim se pse në Bllok 70 lejohen të ndërtohen mbindërtime dhe të uzurpohen hapësirat gjelbëruese.

Baby Boo