Tetova po boshatiset, mërgimtarët po kthehen


Tetova po boshatiset. Një pjesë e konsiderueshme e mërgimtarëve tashmë janë larguar ndërsa shumë qytetarë kanë shkuar në det. Agjencitë turistike thonë se këtë verë interesimi është rritur ndjeshëm krahasuar me 2 vite më parë. Por për ata që bregdeti është opsion i shtrenjtë thonë se pushimet do t’i kalojnë në vendet tona turistike.

“Ditëve të fundit, qyteti i Tetovës po zbrazet gjithnjë e më shumë, normal, si shkak është, ikja e mërgimtarëve apo kthimi i tyre në vendet e punës, por është zbrazur qyteti gjithsesi edhe nga një pjesë e madhe e banorëve të cilët, edhe pse gjithnjë po flitet për krizë dhe mungesë parash, kanë ikur në det. Agjencitë turistike thonë se numri i atyre që sivjet kanë ikur në det është tejet i madh, ndërkohë që një pjesë që nuk iu mbërrin xhepi për në bregdet, zgjidhje alternative ka pishinën ose daljen në mal thonë banorët”.

“Me numra fiks ende është herët të flasim se është mezi i sezonit, por interesimi mund të them se ka qenë shumë në rritje sivjet dhe kërkesa ka qenë e madhe. Patjetër që kufizimi i lëvizjes së njerëzve me restrikcionet e mëdha që kishim, dhe sivjet kishte zbutje të masave sepse pandemia është ende aktuale por lëvizja është liruar”, tha Bujamin Durmishi, menaxhues agjencie.

E një pjesë që kanë mbetur këtu thonë se as që mendojnë për në det. Për një pjesë të tyre, edhe pishinat janë shtrenjtuar e lere më bregdeti.

“Me lekët sivjet problem është puna. Ai që ka mundësi shkon ai që nuk ka mundësi rrin këtu”.

“Ne nuk kemi para as për naftë e ku të mendojmë për në Strugë. Sepse kur të arrijmë atje na duhet veresi me e bë gjumin apo fjetjen e pushimit veror”.

Si do e kalojmë pushimin sivjet, do ikim në pishinë apo kah mali?

“Më lirë na del kah mali, se edhe në pishinë kanë rritur çmimet, 150 denarë është bë hyrja”.

“Det?!!! Ne s`kemi para dru të blejmë ky thotë në det. Ato që kanë shkojnë ne që s`kemi do rrimë këtu. Dhe do e kalojmë ja këtu te puna, më mirë se ata do e kalojmë”.

Janë zbrazur madje edhe pishinat. Shumica e njerëzve edhe përkundër krizës kanë ikur për pushime, o në bregdet ose në liqenin e Strugës e Ohrit.

Ndryshe, vendet më të vizituara nga banorët e Pollogut sivjet janë Turqia dhe Shqipëria, tek të cilat, sipas agjencive, banorët mund të rezervojnë pushime një jave nga 135 euro për person, e deri në 5000 euro në pika turistike siç janë Maldivet./Alsat.mk

Baby Boo