Tetova ngel pa zv/ministër?! Sa janë keto zëra të vërtetë?


LSDM dhe BDl, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë ndarë postet e zëvendësministrave.
Gjatë kësaj jave pritet zyrtarizimi i emrave.
Sipas marëveshjes BDl-së i takojn pesë zëvendësministra. Dhe në këtë parti po bëhen kalkulimet e fundit se cilave degë do tu takojnë këto poste.

Pakënaqësitë e shprehura nga struktura të BDl-së në Shkup dhe Saraj gjatë ndarjes së posteve ministrore si duket do kenë efekt edhe në ndarjen e posteve të zv/ministrave. Ata vazhdojnë të pretendojnë pjesë më të madhe në ndrajen e kulaçit të eshalonit të dytë dhe të tretë.
Disa media të afërta me degën të BDl-së nga qytete tjera, kanë publikuar informacione për emra dhe ndarje postesh. Duke parë më vëmendje këto informacione mund të vërehet se sipas atyre mediave Tetovës dhe rrethinës nuk i takon asnjë post zëvendësministri.

Por a do të ndodhë kjo gjë kur dihet që BDl suksesin më të madh në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut e mori në Tetovë dhe rrethinë?
Bga BDl Tetovë thonë se kësaj dege do ti takoj 1 ose 2 poste zëvendësministrash dhe se kreu i BDl-së Ahmeti është i njohur me suksesin dhe punën e bërë në teren nga strukturat e Tetovës dhe rrethinës dhe se nuk do të lejoj një anashkalim të tillë të Tetovës.

Si do të jetë e vërteta pritet të shihet ditëve të ardhëshme.
Përndryshe në ndarjen e ministrive, nga Tetova dhe rrethina janë dy ministra, Shkupi poashtu dy dhe Kërçova një ministër.

Baby Boo