Tetova me kujdes të shtuar, ja apeli deri tek ju!


Me katër raste të reja të infektuar më Covid 19 numri i personave të infektuar shkon në 37 në komunën e Tetovës dhe komunat rurale. Nga shtabi i krizës në Tetovë, bëjnë apel deri tek qytetarët të cilët sadopak kanë pasur kontakte me ndonjë të infektuar, të paraqiten për të bërë testin e virusit korona dhe kërkojnë nga bankat që të adaptojnë orarin e punës me orarin e ndalesave për lëvizje.

“Apelojmë edhe një herë deri tek qytetarët,të cilët kanë qenë në kontakt,me personat që janë të infektuar me Covid19 dhe personat që janë kthyer nga shtetet e jashtëm të kërkojnë vetë izolim dhe një herrit, nëse kanë simptoma të paraqiten tek mjekët amë, për t’ju nënshtruar testimit. Sot përsëri janë evidentuar shumë qytetarë para bankave, dhe një herë kërkojmë pikërisht nga këto autoritete që të adoptojnë orarin e punës për këtë gjendje të jashtëzakonshme.”- tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Nga SPB-Tetovë,shprehen se gjatë fndjavës, orën e zgjatur policore e kanë respektuar shumica e qytetarëve. Vetëm 5 persona e kanë shkelur të njejtën . Nga ky institucion, bëjnë apel që qytetarët të evitojnë grumbullimet në hapësirat të hapura pasi dënimet janë të larta.

“99% e qytetarëve e kanë respektuar dhe ka kaluar pa problem. Policia gjithmonë kontrollon zonat urbane dhe rurale fshatrat dhe qytetet,por nuk ka kuadër që të kontrolloj dhe hapësirat e hapura pyjet dhe malet,që të ketë nën kontroll se sa persona kanë shkelur vendimi e dhe kanë dalë për piknik nëpër pyjet e rrethinës së Tetovës dhe Gostivarit,kemi njohuri të tilla dhe në raste se do konstatohet dhe do identifikohen personat në fjalë do të merren masa ndaj të gjithëve pa përjashtim.”- tha Fatmir Rexhepi, zëdhënsi i SPB-Tetovë.

210 persona dje janë lëshuar ngakarantina shtetërore në në Kodrën e Diellit, 153 në shtëpi e tyre ku do vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në vetë izolim edhe për 14 ditë tjera. Bashkë me këta persona në vetë izolim futet edhe shoferi që bart të karantinuarit deri në shtëpi.

Baby Boo