Tetova me 71 raste aktive, llogaritet si një ndër vatrat kryesore të koronavirusit në Maqedoni


Tre të vdekur dhe 25 raste të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2039, ndërsa i viktimave në 119. Numrit të të shëruarve sot iu shtuan edhe 17 persona duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1470.

“Shkup 14, Shtip, 4, Tetovë 2, Kumanovë 2, Prilep 1, Veles 1 dhe Strugë 1. Në Kliniken Infektive ndërruan jetë dy pacientë, njëri nga Shkupi 47 vjeç dhe tjetri nga Struga 58 vjeç, të dy të vendosur në frymëmarrje mekanike për një kohë të gjatë.

Pacienti tretë i vdekur në Spitalin “8 Shtatori” është 41 vjeçari nga Sllatina e Tetovës, i hospitalizuar nga 19 maji.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse Zharko Karaxhoski tha se në dy javët e fundit mesatarisht ka pasur 24 të infektuar në ditë apo 6,8% në 100 mijë banorë, ndërsa 1,1% raste të vdekshmërisë në bazë ditore në nivel vendi.

Në media dëgjoj spekulime të llojllojshme, kinse nuk ka virus, se ka vdekur virusi apo ne e shpikim atë. Ju lutem, veni veten në rolin e familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre. Për ato familje 100% kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Një pjesë e tyre, duke ndjerë simptomat e këqija të virusit me pasqyrë të vështirësuar klinike ose nuk kanë pasur kurajë të vijnë menjëherë në kontroll ose kanë ardhur në gjendje kur ishte tepër vonë”-pohoi Zharko Karaxhoski, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

Sipas të dhënave epidemiologjike 5 qytetet mbeten vatrat me mbi 20 “kllasterë” të rasteve aktive. Më së shumti raste aktive ka në kryeqytet me 210 raste. E dyta për nga numri i rasteve aktive është Tetova me 71, Prilepi me 47, Velesi me 40 e Kumanova me 33. Prej një kohe të gjatë qyteti i Dibrës nuk ka asnjë rast aktiv.

Rate aktive me koronavirus:

Shkup 210; Tetovë 71; Prilep 47; Veles 40; Kumanovë 33

Shtip 15; Strugë 9; Manastir 7; Gostivar 4;/Adnan Qaili

Baby Boo