Tetova: Kryeqendër e shqiptarisë për të festuar titullin e Shkëndijës


Shkëndija e Tetovës do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, ndonëse prej javësh i ka mbyllur llogaritë me këtë garë.

Kuqezinjtë do të presin Pelisterin në ndeshjen e fundit të kampionatit, sfidë që starton më 16:15, ndërsa menjëherë pas saj do të organizohet edhe ceremonia e ngritjes së titullit, përcjell Fakte.

Festa më pas do të zhvendoset në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës, që do të shndërrohet në kryeqendrën e shqiptarisë në mbrëmje.

Me pjesëmarrjen e Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë, pritet që festa e titullit për Shkëndijën të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, nën një atmosferë spektakolare.

Skuadra kuqezi dominoi totalisht futbollin maqedonas, duke marrë titullin kampion edhe me skuadrat e moshave, ndërsa javën tjetër do të diskutojë finalen e Kupës, për të bërë bis trofesh këtë sezon

Baby Boo