Tetova kërkon vazhdimin e projektit për vetëpunësim


Viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut me ndihmën e UNDP-së, realizohen disa masa për vetëpunësim të personave aktiv që kërkojnë punë. Me këtë atyre u mundësohet që vetë të fillojnë biznes të vogël. Njohës dhe persona që kanë qenë të involvuar, implementimin e këtyre masave theksojnë se të njëjtat duhet të vazhdojnë edhe më tej me qëllim që të parandalohet edhe largimi jashtë vendit por edhe njëkohësisht qytetarët të kenë perspektivë.

Vite më radhë këta masa kanë dhënë efekte deri diku por duhet që në të ardhmen këta masa të jenë më të kapshme për qytetarët dhe të njëjtit të kenë më shumë informacione, thotë Nebi Jusufi nga Agjencioni për përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (ESA).

“Definitivisht është një nga masat më praktike, do të thotë se ka sukses, derisa këtë masë e menaxhonte UNDP-ja,rregullisht kishte anketa se sa është suksesshmëria e kësaj. Në atë kohë, 65 për qind deri 70 për qind e ndërmarrjeve që kanë marrë pjesë në këtë proces janë ekzistuese, ende kanë vazhduar. Ka raste kur një ndërmarrje ka rritur kapacitetet e veta nga një ndërmarrje e vogël ka rreth 50 puntorë. Ka raste pozitive në këtë drejtim dhe mendoj se përqindja e ndërmarrjeve që mbijetojnë është ende e lartë sepse kriteret e selektimit janë të përshtatshme dhe shpresoj se do të vazhdojnë të realizohen këta masa”, thotë Jusufi.

Brenda vitit përmes kësaj mase themelohen mbi 200 ndërmarrje të reja në vend me mbështetje nga ana e projekteve të vetëpunësimit. Sipas Jusufit, edhe statistikat në nivel të shtetit janë inkurajuese, ngase rreth 14 për qind e ndërmarrjeve të reja që themelohen janë pikërisht nga këta masave aktive të shtetit.

“Sivjet ka patur ndryshime të kritereve gjatë procesit të selektimit dhe viteve të kaluara në rajonin e Pollogut ka patur 250 deri 270 ndërmarrje që themeloheshin. Pritjet janë edhe këtë vit do të themelohen 200 ndërmarrje të reja. Statistikat tregojnë se 14 për qind e ndërmarrjeve të reja të themeluara vijnë nga kjo masë dhe definitivisht është një formë për ata që duan të hyjnë në ujërat e biznesit.

Mendoj se duhet që të ketë kushte më strikte dhe mbështetja e ndërmarrjeve pasi që të themelohen. Vitin e parë dhe të dytë duhet që të kenë mbështetje që ata të mund të mbijetojnë edhe më tej”, thekson Nebi Jusufi nga Agjencioni për përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (ESA). Këta masa filluan të aplikohen në Maqedoninë e Veriut nga viti 2007.

Baby Boo