Tetova kërkon shtyrjen e fillimit të vitit shkollor për tre javë


Shtabi i Kr*izës në Tetovës duke parë gjendjen kritike me numrin e lartë të personave të in*fektuar me virusin Covid 19, ka kërkuar që për tre javë të shtyhet fillimi i vitit shkollor në rajonin e Tetovës. Kjo kërkesë i është adresuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit për Sëmundje Infektive. Vendimi pritet të merret neser (e premte). Sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kohëve të fundit virusi go*det edhe moshat e reja.

“Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shtabi i kr*izës pranë qeverisë së RMV, shtyrjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për 3 javë, për të gjitha nivelet e arsimit, atë fillor, të mesëm dhe të lartë. Duke marrë parasysh faktin se kjo gjendje mbizotëron edhe në komunat tjera përreth, apelojmë që edhe komunat tjera të Pollogut ta përkrahin këtë kërkesë, që së bashku të kontribuojmë në reduktimin e rasteve të reja të inf*ektimit”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Në ndërkohë, Komuna e Tetovës ka marrë vendim që të gjithë ata që punojnë në institucionet arsimore duhet të vaksinohet, kurse ata që nuk do të marrin vaksinë do të duhet që çdo 72 orë të bëjnë test dhe të mbulojnë vet harxhimet.

Në mbledhjen e Shtabit të Kr*izës në Tetovë ka qenë i pranishëm edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani. Ai ka theksuar se për momentin më mirë është që viti shkollor të shtyhet për tre javë. Gjendja e rëndë në Tetovë ka vazhduar edhe gjatë 24 orëve. Pesë pacientë të hospitalizuar në kovid-qendrën në Spitalin e Tetovës vd*iqën si rezultat i kësaj sëmundjeje gjatë 24 orëve të kaluara. Për kurim në repartet spitalore janë pranuar 14 të sëmurë, ndërsa ka gjithsej 121 të hospitalizuar. Gjashtë persona të vaksinuar me një dozë, kurse pesë persona me dy vaksina. Në ambulanca ekzaminime dhe kontrolle në 24 orë kërkuan gjithsej 208 persona.

Baby Boo