Tetova e zbrazët nga pandemia


Ditë më parë kishte orë policore por kishte më shumë frekuentim të njerëzve nëpër qytet ndërsa rastet e shumta të infektimeve këtë javë kanë bërë që njerëzit në Tetovë të mbyllen nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre.

Në mbrëmje Tetova si kurrë më parë nuk ka qenë kaq e heshtur . Nadiri një qytetar i Tetovës thotë se informacionet e fundit për numrin e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19,kanë ndikuar tejmase në këtë drejtim. Ai thotë se ditë më parë ka humbur një anëtar të familjes nga ky virus duke dhënë mesazhin e tij se kjo megjithatë nuk është lojë. Hamdiu thotë se ai del në qytet vetëm kur e ka të domosdoshme dhe gjithmonë mban maskë.Sipas tij sa më shumë që u përmbahemi rekomandimeve aq më lehtë do kalojë kjo epidemi e cila interpretohet në shumë mënyra por fakti që çdo ditë kemi vdekje të shumta nuk duhet marrë si një është në dorën tonë gjithçka nëse do kalojmë meë pak pasoja ,viktima apo do respektojmë masat dhe t’a shmangim një karantinë të mundshme thotë ai.

Vetëm 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ka patur shtatë viktima që përbën numrin më të madh të vdekjeve brenda një ditë që prej kur filloi pandemia tre muaj më herët.Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp tha sot se po shqyrtohet rikthimi i orës policore në zonat e caktuara ku ka më shumë të infektuar me këtë virus ndër të cilët nuk janë mbetur pa u prekur edhe politikanë të ndryshëm dhe figura tjera publike.TetovaSot.

Baby Boo