Tetë persona të dënuar me kusht për 27 prillin, kthehen në burg


Tetë personat që një ditë pas dhunës në Kuvend u arrestuan e që Gjykata Themelore i dënoi me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit kthehen në burg efektiv.

Sipas informacioneve të Alsat-M nga gjykata e shkallës së dytë, 6 persona dënohen me nga 1 vit burg, njëri me 8 muaj ndërsa i fundit, nën dyshimet për udhëheqje të turmës që kryen vepër dhunë është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.

Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen në bazë të ankesës së Prokurorisë Themelore Publike./Telegrafi

Baby Boo