Tetë familje ngritën padi ndaj spitalit “Zhan Mitrev” (VIDEO)


“Djalin e dërgova në spitalin ‘Zhan Mitrev’, në tetor të vitit të kaluar, në këmbë të veta. Aspak në gjendje kritike. Dhe, u desh ta marr në arkivol”. Kështu ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë Sanije Gjakova, një grua nga Prishtina, e cila është në mesin e së paku tetë familjeve të tjera që kanë ngritur kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, pas vdekjes së të afërmve të tyre.

Djali i saj, Edoni, 43 vjeç, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, pas, siç thotë e ëma, një trajtimi prej rreth dy muajsh në “Zhan Mitrev”. Në tetor të vitit të kaluar, tregon ajo, Edoni ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin në Shkup, për shkak të disa shqetësimeve në bark. Kanë kaluar disa ditë derisa u është nënshtruar kontrolleve dhe trajtimeve të ndryshme, të cilat, siç thotë ajo, i ka vetëfinancuar me mijëra euro. Gjendja e tij ka vazhduar të rëndohet dhe, më 13 dhjetor, pas konfirmimit të marrë nga familja, mjekët në “Zhan Mitrev” kanë vendosur ta trajtojnë Edonin me filtrim gjaku – pas të cilit trajtim Edoni ka vdekur. Nëna e tij dyshon se ai është infektuar me baktere vdekjeprurëse, që, siç thotë, ka dëgjuar se kanë qarkulluar në spital në atë kohë.

Përndryshe, pas publikimit të emisionit “Gjaku i pistë” më 18 korrik nga rrjeti i gazetarisë hulumtuese IRL, që nxiti reagime të shumta në opinion, ato kanë bërë me dije që sonte në kanalin e IRL-së në You Tube, i njejti emision do të transmetohet edhe në gjuhën shqipe, sikurse do të transmetohet edhe në mediat kosovare, përshkak se në mesin e personave që kanë ngritur padi kundër “Zhan Mitrev”, ka edhe shumë kosovarë.

Pas transmetimit të emisionit dhe reagimeve të ashpra në opinion, edhe Prokuroria Themelore Publike nisi hetimet, nën dyshimet për trajtimin joadekuat të dhjetëra pacientëve që kanë vdekur, përfshirë disa të prekur me COVID-19.

Institucionet përgjegjësi në përballjen me gazetarët që patën një ditë më parë, njoftuan se janë duke bërë hetimet e nevojshme, pas çka do të sjellin vendim. Ndërsa dhanë premtime se rasti “Zhan Mitrev”, nuk do të lihet në harresë por do t’i shkohet deri në fund.

Baby Boo