Testohet për COVID-19 kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, ja si rezulton


Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka rezultuar negativ për COVID-19. Ai u testua pasi një sërë zyrtarësh ditën e djeshme u vetëizoluan prej kontakteve të afërta me persona të infektuar.

Edhe Spasovski u vetëizolua dhe do të vijojë të qëndrojë në shtëpi edhe pse rezultoi negativ.

 

“Sapo i mora rezultatet nga testi i sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam kurfarë simptome, ndërkaq derisa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim shtëpiak”, shkroi Spasovski në FB.

Baby Boo