Testimi për koronavirus, pika në Çair s’është në funksion


Thuajse 1500 testime për korona virusin janë bërë në vend për më shumë se një muaj, respektivisht nga 14 shkurti deri më 24 mars. Numri më i madh i testimeve janë bërë në laboratorët e Institutit të shëndetit publik në Shkup- 933, ndërsa 560 në spitalin privat Zhan Mitrev. Testi i parë është bërë më 15 shkurt, tregon raporti i detajuar i Institutit për gjendjen me epideminë e Kovid 19 në vend. Në 24 orët e fundit janë bërë 202 testime.
Në ndërkohë, vazhdojnë testimet në 14 pikat e hapura në mbarë vendin. Institucionet ende nuk kanë numër konkret sa teste janë bërë deri tani në ato pika, por në Shkup sot ka interes të shtuar për testim krahasuar me një ditë më parë. Sot deri në ora 14 gjithsej 46 njerëz janë testuar, prej të cilëve 15 në Hasanbeg dhe 31 në Poliklinikën Jane Sandanski. Autoritetet shëndetësore presin ky trend të vazhdojë, ndërsa po shqyrtohet mundësia këto dy pika të punojnë edhe ditën e shtunë. Nga e hëna, më në fund do hapet pika edhe në Çair.

Pika në Çair tashmë është gati dhe për disa ditë edhe ai do vihet në funksion. Ka edhe numra telefoni në Ministrinë e shëndetësisë ku mund të merren të gjitha informatat lidhur me Korona virusin. Kemi protokoll sesi duhet të veprohet”-tha Armend Arsllani, zëvendësministër i shëndetësisë.

Procedura e testimit për Korona virusin fillon me telefonimin e mjekut amë, i cili do ju parashtrojë dhjetëra pyetje nga aspekti epidemiologjik-nëse keni qenë jashtë vendit, a keni temperaturë të lartë, kollë ose vështirësi gjatë frymëmarrjes. Nëse i keni këto simptoma, mjeku amë përmes “Termini Im” ju udhëzon në pikën e testimit më të afërt nga vendbanimi juaj.

Baby Boo