Teste për diagnostikim të shpejtë për prani të virusit Sars-Cov-2


Ministria e Shëndetësisë informon se testet për diagnostikimin e shpejtë të pranisë së virusit Sars-Cov-2 janë shpërndarë dhe ato janë duke u përdorur në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup.

Këto teste edhe pse janë PCR, ato nuk janë të njëjta me ato të cilat po përdoren në labaratore për tu testuar nëse ka prani të virusit korona.

Testet e shpejta të diagnostikimit mundësojnë që pacienti për 40 minuta nga testi i bërë mund të kuptojë se a është i infektuar me korona virus.

Baby Boo