Tërnava: Mos të mbyllen xhamitë, besimtarët t’i respektojnë vendimet e BIK-ut


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke folur për masat e qeverisë ka dalë kun*dër mundësisë së mbylljes së xhamive nëpër Kosovë.

Tërnava ka thënë se është vendosur që nëpër secilën xhami në Kosovë të mos lejohen të falen më shumë se 50 persona, të mbajnë distancën fizike të marrin me vete sexhadet dhe të ndalohet falja në xhami për ata që janë të sëmurë kro*nikë që kanë më shumë se 65 vjeç dhe ata që janë nën 16 vjeç.

“Ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare në këtë rast xhamive” ka thënë Tërnava.

Tërnava ka ftuar besimtarët të respektojnë në përpikëri të gjitha vendimet e dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame

Baby Boo