Terminet për aplikim për vizë në ambasadën e Gjermanisë shiten nga 500 euro


Qytetarët e Kosovës, të cilët kanë synuar të caktojnë në ambasadën e Gjermanisë një termin për aplikim për vizë pune, sot janë përballur me mosfunksionim e web-faqes së ambasadës për këtë çështje. Ata kanë raportuar në media për mosfunksionimin e web-faqes së ambasadës dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të caktojnë termin.

Në pamundësi për të caktuar terminin online dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër, qytetarët kanë gjetur “rrugë alternative”. Ata kanë treguar se persona të caktuar u kanë ofruar termin porse për këtë u kanë kërkuar shumë të majme parash. Njëri prej tyre ka treguar se për sigurimin e terminit i janë kërkuar 500 euro. Ofruesi i terminit i ka thënë qytetarit se në rast se sigurimi i terminit dështon atëherë paratë kthehen.

Ndërkohë, gjatë ditës është rregulluar web-faqja ku qytetarët mund të aplikonin për termin porse më nuk kishte termine të lira. Mediat i kanë dërguar pyetje ambasadës së Gjermanisë lidhur me mosfunksionimin e web-faqes dhe shitjen e termineve, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.
Mediat kanë dërguar pyetje në adresë të Ambasadës Gjermane në Kosovë por që deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Baby Boo