Termi që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në “Google”


Nuk është aspak e çuditshme që termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për këtë vit të jetë “Big Brother Vip”!

“Big Brother Vip” nisi në tetor të këtij viti dhe shumë shpejt u bë qendra e vëmendjes. Siç ndodh në fund të çdo viti, publikohen statistika që llogarisin suksesin që ka pasur ndonjë personazh apo program televiziv.

Nga këto të dhëna rezulton se termi më i kërkuar për vitin 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”.
Edhe vetë moderatorja Arbana Osmani e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram.

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

Baby Boo