Tërmeti/ Rama debat në Laç: Mos ma përmend copën e bukës…


Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga debatet e drejtpërdrejta televizive me banorët e zonave të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Së fundmi, Rama është përplasur verbalisht me një banore në Laç, e cila i ka kërkuar një afat për të hyrë në shtëpi, duke treguar se punon në Zvicër për një “copë bukë” dhe se është kthyer në Shqipëri vetëm për të atin, pasi i ka mbetur në qiell të hapur.

Mënyra e saj e të shprehurit, ka shkaktuar jo pak pakënaqësi tek Rama.

Debati i Ramës me banoren në Laç:

Edi Rama: Do e ketë shtëpinë e re babi, më të mirë se e jotja në Zvicër.

Banorja: Unë punoj për copë të bukës në Zvicër.

Edi Rama: Mos ma përmend më copën e bukës… Shqiptarët nuk punojnë për copën e bukës. Shih si je ti! Ti s’punon për copën e bukës, se më vjen të plas. Edhe në Mesjetë shqiptarët s’kanë punuar për copën e bukës.

Banorja: Unë punoj 14 orë në ditë për bukë, edhe vishem.

Edi Rama: Unë punoj 22 orë në ditë, se më hipën gjaku në kokë kur thoni punojmë për copë të bukës. Ore siç ka ndodhur këtë herë, s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Boll se të dëgjon Zoti!

Baby Boo