Tërmeti në Izmir, rritet numri i vik*timave


Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 114. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë kanë dalë nga spitalet.

Pas tërmetit me magnitudë 6,6 ballë Rihter, që goditi qytetin me mbi 4,3 milionë banorë, janë regjistruar 1 713 dridhje të tjera, 45 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë. Si pasojë e tërmetit u plagosën 1 035 persona, ndërsa ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në dy ndërtesa.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 ballë Rihter në Marmara.

Baby Boo