Tërmet me magnitudë 7 në Marok, 296 viktima


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur Marokun. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për 296 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur. Lëkundjet e forta janë regjistruar me orën lokale në 23:11 të së premtes.

Epiqendra është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit.

Lëkundjet e forta janë ndierë në të gjitha rajonet e maleve Atlas, madje edhe në dy qytetet e mëdha Kazablanka dhe Rabat. Kohëzgjatja e tërmetit ka qenë rreth 30 sekonda.

Dëmet materiale janë të shumta. Raportohet për qindra ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara.

Baby Boo