Tërmet i fuqishëm ndjehet në Shkup!


Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit prej 4,5 ballë regjistroi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, sot pasdite në orën 16:14 në Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin kufitar Manastir – Follorinë, 120 kilometra në jug të Shkupit.

“Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti më shumë është ndjerë në qytetin e Manastirit me rrethinë, me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori.

Baby Boo