Tërhiqet Trump, do të ndalojë ndarjen e fëmijëve nga prindërit

Presidenti Amerikan, Donald Trump, premtoi të marrë masa kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit emigrantë, të kapur në kufi.

Baby Boo

Vendimi erdhi pas reagimeve të shumta nga e gjithë bota, që e quajtën atë masë si tepër mizore, si dhe pas një mbledhjeje të mbajtur nga demokratët që njoftuan hartimin e Aktit për Bashkimin e Familjeve.

“Do të firmosim diçka për ta ndaluar këtë. Kjo ka 50 vite që vazhdon”, tha ai për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Por duke miratuar këtë ligj, Trump kundërshton veten. Një ditë më parë ai thoshte që i kishte duart e lidhura e që s’mund të bënte gjë, pasi nevojitej bashkëpunimi i demokratëve. Ndërsa tani po lëshon një urdhër ekzekutiv.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ka hartuar këtë urdhër ekzekutiv për ta ndaluar praktikën e ndarjes së familjeve, por përmbajtja është ende e paqartë.

Top Channel