Tërhiqet nga Ukraina familja e fundit nga Maqedonia që kishte foshnjë 5 ditëshe


Ministri Bujar Osmani u shpreh se “familja Spirkovski, nga qyteti i Harkovit, e cila ishte në gjendje shumë të rëndë, me një të posalindur vetëm disa ditësh, aktualisht është pjesë e një korridori të posaçëm sigurie, më se 100 km larg qytetit dhe është rrugës për t’u larguar nga Ukraina”.

Ai thekson se janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.
“Pres që gjatë ditës të largohen nga Ukraina dhe më pas me ndihmën e rrjetit tonë diplomatik, nga vendet fqinje të Ukrainës, të bëhet transporti i tyre për në Shkup”, tha Osmani.

“Ky është rasti më i komplikuar i procesit të evakuimit. Vazhdojmë edhe më tej, në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë të punojmë në gjetjen e korridoreve të reja të sigurisë për evakuimin e qytetarëve tanë nga Ukraina”, shprehet Osmani.

Baby Boo