Tentoi ta sulmonte, polici qëllon për vdekje 15-vjeçarin me autizëm


Një djalë 15-vjeçar me autizëm u qëllua për vdekje nga një oficer policie në Kaliforni, SHBA, pasi i mituri e sulmoi me mjet të mprehtë kopshti.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite.

Gjithçka filloi kur policia e San Bernardino mori një telefonatë për një incident në familje. Sipas denoncimit, 15-vjeçari Ryan Gainer kishte sulmuar motrën e tij duke thyer xhamat dhe dyert e shtëpisë.

Në video shihet i mituri duke dalë nga shtëpia duke mbajtur në duar mjetin “i cili kishte një teh të mprehtë” dhe duke shkuar drejt oficerit të policisë i cili dëgjohet duke i bërtitur “tërhiqu, ose unë do të të qëlloj”.

Më pas polici ka qëlluar mbi 15-vjeçarin duke e plagosur për vdekje dhe i mituri ka dhënë frymën e fundit në spital ku është dërguar i plagosur rëndë.

Baby Boo